Real Madridi e do yllin e PSG-së, kjo është oferta për të

23:41 | 16 Mars 2020

Skuadra e Real Madridit e dëshiron yllin e Paris Saint-Germain.

70 milionë euro, kaq ka bërë gati Reali për Mauro Icardin.

Luka Jovic ka dështuar të tregojë atë që bënte te Frankfurti në Gjermani dhe sipas mediave në Spanjë, Zinedine Zidane do ta largojë gjatë verës për ta afruar një tjetër zëvendësues për Karim Benzeman.

Sipas ‘Don Balon’, dëshira e Zizu është Mauro Icardi.

Los Blancos janë të gatshëm të paguajnë deri në 70 milionë euro për argjentinasin, që do të jetë klauzola e re e lojtarit kur të hapet afati kalimtar i verës.

Icardi është aktualisht i huazuar te Paris Saint-Germain, por duke se është me dy mendje sa i përket qëndrimit te klubi francez dhe s’do të përjashtonte një transferim në Madrid.

Icardi, që kërkohet shumë edhe nga Juventusi, po gëzon sezon fantastik në Francë, pasi ka shënuar 20 gola në 31 paraqitje me PSG-në.

Komento: