Real Madridi merr një vendim shumë të rëndësishëm

15:24 | 12 Janar 2021

Skuadra e Real Madridit ka marrë një vendim të rëndësishëm.

Talenti i Rennes, Eduardo Camavinga mbetet transferim për Real Madridin, por klubi ka shtyrë vendimin për të ardhmen deri në muajin prill.

“Los Blancos” është informuar se lojtari nuk do vendos lidhur me të ardhmen deri në fundin e edicionit.

Francezi është duke shkëlqyer me klubin francez dhe synon t’iu ndihmojë për kualifikimin në Ligën e Kampionëve.

Ndërsa, këtë edicion, Camavinga ka zhvilluar 20 ndeshje duke shënuar një gol dhe dhuruar dy asistime derisa ka munguar në katër ndeshje shkaku i lëndimit.

Interesim për Camavingan kanë shprehur edhe disa klube të tjera të mëdha, si Bayern Munich, PSG dhe Manchester Unitedi.

Komento: