Real Madridi sapo mori lajmin e madh

17:00 | 28 Maj 2020

Një lajm shumë i mirë ka ardhur për skuadrën e Real Madridit.

Sipas raportit Evropian Elite 2020, prodhuar nga firma konsulente KPMG, Real Madrid është klubi më i vlefshëm i futbollit në Evropë për dy vite me radhë.

Los Blancos vlerësohen në 3.4 miliardë euro, gjë që bën të renditen para Manchester United (3.3 miliardë €) dhe Barcelona (3,1 miliardë €).

Vlera vjetore e ndërmarrjes së Real Madrid është rritur me 8%.

Raporti shkruan se pozicioni i Real Madridit është për shkak të shifrave të larta të të ardhurave të regjistruara përgjatë pesë viteve që studimi ka të bëjë (2016-2020), pasi kishte ngritur Ligën e Kampionëve tre herë gjatë kësaj periudhe, si dhe përmirësimin e rentabilitetit të klubit dhe një rritje totale 41% e të ardhurave tregtare.

Komento: