Real Madridi shënjestëron transferimin e Lewandowskit

13:48 | 02 Maj 2021

Klubi spanjoll, Real Madridi vazhdon ta ketë objektiv të madh transferimin e sulmuesit polak të Bayern Munichut, Robert Lewandowski.

Agjenti i sulmuesit 32-vjeçari thuhet se po dëgjon ofertat nga skuadra të ndryshme përpara hapjes së afatit kalimtar të verës.

Real Madridi thuhet se po peshon një lëvizje për polakun, ndërsa trajneri Zinedine Zidane po kërkon të forcojë radhët e tij sulmuese.

Sipas mediumit Sky Germany, sulmuesi i Bayern Munich vazhdon të jetë subjekt i interesimit nga Real Madridi.

Lewandowski thuhet se mund të jetë në dispozicion për 52 milionë funte apo rreth 60 milionë euro kur afati kalimtar të hapet.

Sulmuesi polak ka edhe dy vite kontratë të vlefshme me Bavarezët apo më saktë deri në verën e vitit 2023.

Komento: