Real Madridi vuan, por fiton ndaj Vallecanos

22:55 | 06 Nëntor 2021

Real Madridi merr fitore ndaj Rayo Vallecanos, tashmë është lider në La Liga.

Real Madridi ka shënuar fitore ndaj Rayo Vallecanos me rezultat 2-1 në kuadër të javës së 12-të.

Ndeshja nis me raste nga të dyja palët, ndërsa edhe goli nuk vonoi shumë.

Një aksion shumë i bukur i mbretërve, u kthye në gol nga Toni Kroos pas asistimit të Marco Asensios (1-0).

Ky gol u shikua në VAR pasi kishte dyshime për pozitë jashtëloje.

Real Madridi kishte edhe raste të tjera, me Asensio, Benzema dhe Vinicius Junior, por asnjëri nuk e gjeti rrjetën.

Në minutën e 38-të të ndeshjes erdhi edhe goli i dytë, kur Karim Benzema shënoi pas asistimit të David Alaba (2-0).

Edhe pse Reali mund ta mbyllte ndeshjen në pjesën e parë, nuk arriti ta bëjë duke humbur raste të mira para porte.

Në pjesën e dytë edhe Rayo kishte rastet e veta, ndërsa arriti në një moment ta hap edhe ndeshjen.

Në minutën e 77-të, Radamel Falcao shënoi për 2-1 me një goditje me kokë.

Krejt në fund Rayo ka mundur të dal me në pikë nga ky takim, por Toni Kroos largoi një top nga vija e portës.

Real Madridi pas kësaj fitoreje ka është lider me 27 pikë.

Komento: