Real Madridit nuk i largohet inati ndaj Manchester Unitedit

23:39 | 02 Korrik 2021

Reali s’e ka falur United.

Në bisedimet për Varanën, “galaktiket” duan t’i kthejnë reston anglezëve për pengesat në merkato

Mançester Junajtid kërkon me ngulm shërbimet e mbrojtësit Rafael Varane, por që të mund të realizojë një transferim duket se do të vuajë.

Real Madridi zotëron kartonin e lojtarit të kombëtares franceze dhe nuk ka aspak ndërmend që t’ia bëjë gjërat e thjeshta anglezëve. Përkundrazi!

“Galaktikët” duan që të hakmerren për të gjitha vështirësitë dhe pengesat që ”Djajtë e kuq” u vendosën, kur ata tentuan që të transferonin Pol Pogbanë dhe David de Gean.

Presidenti Florentino Perez shikon një rast ideal për t’ua kthyer njësoj anglezëve, që përdorën të gjitha mënyrat që të mos lejonin dy objektivat e Realit, që të largoheshin.

Duket se bisedimet për Varanen do të kthehen në një torturë për anglezët. Kontrata e Varanes përfundon në verën e ardhshme dhe gjasat janë që Madridi të mos të gjejë dot një akord të ri me francezin.

Ai ose do të largohet si lojtar i lirë, ose duhet të ikë këtë verë, në mënyrë që “Galaktikët” të përfitojnë financiarisht. Por gjasat janë te një tjetër klub, e jo tek “Djajtë e kuq”.

Komento: