Reali bë gati ofertën e ‘çmendur’ për Mbappen

16:24 | 26 Dhjetor 2019

Reali nuk heq dorë nga Mbappe, gati oferta marramendëse.

Paris Saint-Germaini e ka bërë gati një ofertë të majme për yllin francez, të cilin e do gjiganti spanjoll

Paris Saint-Germaini po i bën të gjitha përpjekjet për ta mbajtur për një kohë të gjatë në ekip Kylian Mbappen, shkruan Gazeta Express.

Madje, mediat franceze shkruajnë se gjiganti parisien e ka bërë gati një ofertë marramendëse për kontratën e re të kampionit të botës me Francën.
Mirëpo, sa do të jetë e mjaftueshme kjo ofertë për Mbappen?

Në fakt, Real Madridi duket më i vendosur se kurrë më parë për ta transferuar ish-futbollistin e Monacos.

Presidenti Florentino Perez është i gatshëm të bëjë sakrifica për të arritur deri tek futbollisti i krahut të djathtë.

Komento: