Reali e blen super-talentin me një shumë befasuese parash – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet

Reali e blen super-talentin me një shumë befasuese parash

23:55 | 06 Janar 2019

Real Madrid sot ka bërë një transferim.

Skuadra e ka zyrtarizuar sot transferimin e Brahim Diazit nga Manchester City.

19-vjeçari ka nënshkruar kontratë gjashtëvjeçare me klubin mbretëror, për të cilin Reali pagoi 16 milionë euro, plus 7 milionë bonuse.

Diaz do të ketë një pagë prej 66 mijë eurove në javë.

Spanjolli vizitat mjekësore do t’i bëjë të hënën, më 7 janar, dhe do të prezantohet në stadiumin “Bernabeu” duke filluar prej orës 13:30.

Diaz për ekipin e parë të Cityt ka 15 paraqitje, ku ka shënuar dy gola.

Komento: