Reali hap ‘thesin me para’, synon tri përforcime në janar

14:02 | 04 Dhjetor 2019

Reali i synon tri përforcime në janar.

Christian Eriksen është objektivi kryesor për janar, ndërsa “Los Blancos” i pëlqejnë edhe Fabian Ruizin e Napolit dhe Donny van de Beekun e Ajaxit

Real Madridi po planifikon t’i bëjë tri përforcime në afatin kalimtar të janarit.

“Los Blancos” duan ta përforcojnë ekipin e tyre për pjesën e dytë të sezonit, shkruan e përditshmja spanjolle “Marca”, përcjell Gazeta Express.

Objektivi kryesor i 13 herë kampionit spanjoll duket të jetë Christian Eriksen.

Mesfushorit danez do t’i skadojë kontrata me Tottenhamin verën e ardhshme, por Reali mund të tentojë ta blejë atë muajin e ardhshëm.

Gjithashtu, klubi spanjoll i ka në radar edhe Fabian Ruizin e Napolit dhe Donny van de Beekun e Ajaxit.

Nëse jo gjatë janarit, ata do të mundohet t’i sjell në “Santiago Bernabeu” gjatë verës së ardhshme.

Komento: