Reali ia bllokon Mariano Diazin Romës, ja sa i kërkon

15:22 | 04 Janar 2020

Roma kërkon të ‘shpëtojë’ Mariano Diazin nga Real Madrid.

Mariano Diaz është zgjedhja e parë për sulmin e Romës.

Siç shkruan ‘Il Messaggero’, Roma është duke menduar për huazimin e Mariano Diaz deri në fund të sezonit.

Marrëveshja po duket e vështirë e arritshme shkaku i kërkesave të Real Madrid.

‘Los Blancos’ po kërkon huazimin e tij me detyrimin e blerjes për 47 milionë euro, diçka e paarritshme për Romën.

Diaz gjatë sezonit 2017/2018 ishte pjesë e Lyon, dhe në 37 paraqitje kishte shënuar 18 gola.

Komento: