Reali po synon transferimin e yllit të Chelseas

18:00 | 22 Nëntor 2021

Mesfushori anglez Mason Mount ka gjasa që karrierën ta vazhdojë në Spanjë.

Bëhet e ditur se interesim për lojtarin e Chelseat ka treguar skuadra e Real Madridit.

Mount po pëlqehet nga trajneri i Realit, Carlo Ancelotti pas formës së mirë që e ka treguar këtë sezon.

22-vjeçari është i gatshëm të largohet nga londinezët, pasi ka refuzuar rinovimin e kontratës që i skadon në vitin 2024.

Mount beson se meriton minutazhë më të madhe dhe për këtë arsye mund të largohet nga Chelsea.

Ai në 14 ndeshje të zhvilluara këtë sezon, ka shënuar tre gola dhe ka asistuar dy herë në të gjitha garat.

Komento: