‘Rebelimi’ i Van de Beek, reagon më në fund edhe Solskjaer

11:16 | 09 Janar 2021

Ylli holandez, Donny Van de Beek së fundmi është raportuar se është shumë i pakënaqur me hapësirën që ai ka në Manchester United.

Djajtë e Kuq janë duke kaluar në një formë shumë të mirë në Premierligë dhë gjenden në vendin e 2-të me pikë të barabarta me Liverpool, gjithashtu me një ndeshje më pak.

Në anën tjetër, holandezi ka startuar në vetëm 2 ndeshje këtë sezon për Man United, duke shënuar kështu 1 gol, transmeton lajmi.

Në një deklaratë për shtyp, Ole Gunnar Solskjaer i siguroi 23 vjeçarit se koha e tij do të vijë. “Unë kam biseduar më të dhe ia kam bërë me dije se sa i rëndësishëm është për ne”, u shpreh ai duke i bërë me dije se do t’i jap mundësi për të luajtur shumë shpejt.

Man United do të luajë sot kundër Watford në FA CUP dhe mbetet të shihet nëse holandezi do të ketë hapësirë apo jo.

Komento: