Rebic te Milani, zbulohet pozita e tij shkatërruese – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet
Lajmet e fundit
0 °C

Rebic te Milani, zbulohet pozita e tij shkatërruese

15:23 | 11 Shtator 2019

Menaxheri i përgjithshëm i Eintracht Frankfurt, Fredi Bobic ka vlerësuar sulmuesin e ri të Milanit Ante Rebic.

Bobic ishte duke biseduar me Gazzetta dello Sport kohët e fundit dhe ai foli edhe për Rebic dhe Andre Silva.

“Ai do të jetë një lojtar i rëndësishëm, unë jam më se i sigurt. Me ne ai ishte ylli i sezoneve të pabesueshme. Shpresoj, por e di që do të jetë kështu, bëje të njëjtën gjë për Milanin”, ka thënë ai.

Në lidhje me rolin që luan Rebic, ai tha: “Pozicioni më i mirë është i jashtmi në të majtë, por ai gjithashtu mund të luajë shumë mirë si një sulmues i dytë. Fizikisht është shumë i fortë, madje edhe për këtë arsye një trajner vështirë se heq dorë prej tij” .

“Ai ka cilësi teknike, ai përdor të djathtën dhe të majtën pa dallim dhe shpejtësia e bën atë të papërballueshëm”.

Ai gjithashtu foli edhe për Andrea Silvën i cili tashmë ka veshur fanellën e Eintracht Frankfurt.

“Ai është 23 vjeç dhe është një lojtar i aftësive të jashtëzakonshme dhe me një teknikë shumë të rafinuar. Unë mendoj se ai mund të përmirësojë veten këtu, fizikisht dhe më gjerë”, ka pohuar ai. /ORAinfo/

Komento:

VËREJTJE: ORAinfo mban të drejtën e përzgjedhjes së komenteve që do të publikohen. Komentet që përmbajnë gjuhë të urrejtjes, përmbajnë sharje dhe lëndime, si dhe komentet që nuk ndërlidhen me artikullin në të cilin komentoni, nuk i publikojmë.

Ju faleminderit!