Refuzon Liverpoolin, Rashica dëshiron t’i bashkohet kësaj skuadre

20:15 | 15 Korrik 2020

Milot Rashica e ka refuzuar skuadrën e Liverpoolit.

Milot Rashica ka refuzuar që t’i bashkohet Liverpoolit, pasi nuk preferon që të largohet nga Bundesliga

Ylli kosovar do të largohet nga Werder Bremen, por jo nga Bundesliga, dhe sipas të gjitha gjasave Leipzigu do të jetë klubi i ardhshëm.

Sot në mediat angleze është raportuar se Rashica ka hedhur poshtë mundësinë për t’iu bashkuar Liverpoolit, pasi preferon qëndrimin në Bundesliga.

Miloti që kohëve të fundit po qëndron në Kosovë ka bërë të ditur që agjenti i tij, Altin Lala është duke punuar për transferimin e radhës, që sipas mediave në Gjermani do të jetë në Leipzig.

Leipzig është në negociata me Werderin dhe po shikon mundësitë që ta transferojë ‘Raketën’ kosovare për një çmim rreth 20 milionë euro.

Komento: