
Publikohen formacionet zyrtare për ndeshjen Reims – Brest.
Arbër Zeneli është ftuar për ndeshjen xhiros së 28-të në Ligue 1, që skuadra e tij Reims e zhvillon kundër Brest.
Ndeshja mes Reims dhe Brest fillon nga ora 20:00.
Ylli i Kombëtares së Kosovës, i kthyer nga një lëndim i rëndë së fundi, do ta nis nga bankina këtë ndeshje.
Zeneli në xhiron e kaluar është paraqitur në pesë minutat e fundit të ndeshjes kundër Monacos.
Raportohet se në këtë ndeshje, Zeneli do të ketë më shumë minuta në dispozicion.
