Reja i dërgon foto nga muaji i mjaltit, Remzia iu befason me veprimin – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet

Reja i dërgon foto nga muaji i mjaltit, Remzia iu befason me veprimin

19:37 | 15 Maj 2019

Remzie Osmani po vazhdon të jetë një ndër këngëtaret më të përfolura kosovare.

Këngët e saj janë tejet të pëlqyera dhe nuk mungojnë në pothuajse asnjë dasmë e festë tjetër familjare, përcjell ORAinfo.

Ajo së fundi është tejet e komentuar pasi martoi djalin e saj të vetëm, Hamzën.

Pas dasmës çifti kanë shkuar në Miami ku po e shijojnë muajin e mjaltit.

E sot, reja e Remzies, Gëzimja i ka dërguar asaj foto nga atje e Remzia nuk ka hezituar ta publikojë atë në Instastory./ORAinfo/

Komento: