Rekord i ri i Salah te Liverpooli, shkruan histori me Reds

23:17 | 25 Shtator 2021

Salah arrin një rekord të ri te Liverpooli, shkruan histori me Reds.

Mohamed Salah u bë lojtari më i shpejtë i Liverpoolit që ka arritur 100 gola në ligë, pasi sot (e shtunë) ai shënoi njërin nga golat në barazimin 3-2 kundër Brentford.

Skuadra e Jurgen Klopp nuk ka arritur edhe fitoren e tretë radhazi, pasi është ndalur me barazim nga klubi londinez.

Golat në këtë përballje u shënuan nga Ethan Pinnock (27’), Vitaly Janelt (63’) dhe Yoane Wissa (82’), ndërsa Reds shënuan me anë të Diogo Jota (31’), Salah (57’) dhe Curtis Jones (67’).

Edhe përkundër barazimit, Salah duhet të jetë i gëzuar, pasi ka arritur një rekord personal me golin e shënuar sot ndaj Brentfordit.

Ky ishte goli i pestë i yllit egjiptian këtë sezon, por i 100-ti i tij për Liverpoolin në Ligën Premier.

Goli i tij i 100-të arriti në vetëm 151 ndeshje, duke e bërë Salahun që të arrin këtë rekord më shpejt se çdo lojtar tjetër i Reds.

Legjenda e klubit Roger Hunt ishte mbajtësi i mëparshëm i rekordeve, pasi kishte shënuar 100 gola në 152 paraqitje, ndërsa Ian Rush shënoi 100 gola në 168 takime.

Salah është gjithashtu vetëm njëri nga katër lojtarët e Liverpooli që kanë shënuar mbi 100 herë në formatin e Ligës Premier, së bashku me Michael Oëen, Robbie Fowler dhe Steven Gerrard.

Egjiptiani tani renditet shënuesi i 10-të më i mirë në histori të klubit nga Anfield me 131 gola gjithsej.

Komento: