Rekord i ri nga Cristiano Ronaldo

23:33 | 06 Korrik 2020

Lojtari i njohur, Cristiano Ronaldo ka shënuar një rekord të ri.

Cristiano Ronaldo ka hyrë në histori të Juventusit pas 25 golave të arritur në Serie A këtë sezon.

Ai është bërë lojtari i parë që shënon së paku 25 gola në Serie A, Premier League dhe La Liga, derisa është bërë gjithashtu lojtari i parë i Juves që shënon 25 gola në Serie A 59 vite pas.

35-vjecari është në formë fantastike, ka shënuar në katër ndeshjet e fundit, ndërsa goli i bukur të shtunën kundër Torinos nga gjuajtja e lirë bëri që ai të shkojë në shifrën e 25 golave në Serie A këtë sezon.

Komento: