Rekordi fantastik i Anglisë në EURO 2020, askush s’e ka bërë këtë

23:41 | 03 Korrik 2021

Kombëtarja e Anglisë ka siguruar gjysmëfinalen e madhe të Kampionatit Europian EURO20.

‘Tre Luanët’ deri në gjysmëfinale kanë shkuar pa pranuar asnjë gol, në pesë ndeshje.

Kjo statistikë është rekord në histori të EURO-ve. Këtë s’e kishte bërë asnjë ekip më parë.

Anglia nisi kampanjën e EURO20 me fitore minimale 1 me 0 kundër Kroacisë, për të vazhduar më pasë me barazimin 0 me 0 kundër Skocisë, 1 me 0 fitore kundër Çekisë, fitore 2 me 0 kundër Gjermanisë dhe fitore 4 me 0 kundër Ukrainës.

Komento: