Rekordi i mirë: Vetëm një rast i ri me koronavirus në Prishtinë

15:07 | 28 Maj 2021

Brenda 24 orwve tw fundit janw identifikuar 18 raste të reja me koronavirus.

Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratoret private me metodën RT-PCR, si dhe laboratoret publike dhe private me metodën RAT, janë testuar gjithsej 1.886 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 18 raste pozitive.

Rastet pozitive janë nga komunat: Gjilan 3 raste, Rahovec 3 raste, Drenas 2 raste, Gjakovë 2 raste, Prizren 2 raste dhe me nga një rast komunat Ferizaj, Istog, Klinë, Mitrovicë, Prishtinë dhe Viti.
Mbuloni gojën dhe hundën me maskë! Mbani higjienën! Respektoni distancën!

Komento: