Rekordi negativ i Guardiolas

08:14 | 28 Dhjetor 2019

Humbja ndaj Wolves dhe rekordi negativ i Guardiolas.

Manchester City ka pësuar një humbje të rëndë me përmbysje të rezultatit, nga 0-2 në 3:2 në udhëtim te Wolves.

Për kampionët e Premierligës, kjo ishte humbja me posedimin më të ulët nën drejtimin e Pep Guardiolas.

Ish shefi i Barcelonës dhe Bayern Munich është i njohur për ndërtimin e skuadrave që rrallë herë i japin topin kundërshtarëve, dhe ka shijuar rregullisht pjesën e të zotëruarit të topit me Cityn në Premierligë.

Loja kundër Wolves nuk kishte si të niste më keq, kur Ederson u ndëshkua me karton të kuq që në minutën e 12’.

Mungesa e një lojtari bën që City të ketë posedimin e topit në vetëm 37.8 për qind, shifra më e ulët e regjistruar nga një skuadër e drejtuar nga Guardiola.

Ky numër ishte dukshëm më i vogël se posedimi tjetër më i ulët në karrierën e Guardiolas, kur zotëroi topin vetëm 46.7 përqind në fitoren 2:1 kundër Chelseas në nëntor

Komento: