Rëndohet situata: Edhe 3 të vdekur me koronavirus në Kosovë

11:42 | 27 Qershor 2020

Edhe 3 pacientë me koronavirus kanë ndërruar jetë në Kosovë.

Shërbimi Spitalor bën me dije se mbrëmë ka ndërruar jetë pacienti J.N nga Prizreni i moshës 57 vjeçare, ndërsa sot ka ndërruar jetë një pacient tjetër i moshës 78 vjeçare gjithashtu nga komuna e Prizrenit të cilët përveç koronavirusit, kishin edhe sëmundje të tjera shoqëruese.

Më tutje, edhe një pacient tjetër i moshës 75 vjeçare nga Suhareka i pranuar në Njesinë Intenstive si transfer nga Klinika Infektive i cili ishte gjithashtu i konfirmuar me koronavirus.

Në Klinikën Infektive janë duke u trajtuar aktualisht 45 raste me oksigjenoterapi dhe përkujdesje intensive.

Në repartin e Mjekimit Intensiv janë duke u trajtuar 5 raste, 2 raste janë në gjendje të rëndë duke u trajtuar me oksigjenoterapi dhe përkujdesje intensive, si dhe 3 raste janë në gjendje kritike me frymëmarrje të asistuar me respiratorë.

Ky është njoftimi i plotë i SHSKUK-së:

Bazuar në raportin e datës 27.06.2020, në Klinikën Infektive të Qendrës Klinike Universitare, janë të hospitalizuar 97 raste Covid -19 pozitiv.

45 raste janë duke u trajtuar në reparte me oksigjenoterapi dhe përkujdesje intensive.

Në repartin e Mjekimit Intensiv janë duke u trajtuar 5 raste, 2 raste janë në gjendje të rëndë duke u trajtuar me oksigjenoterapi dhe përkujdesje intensive, si dhe 3 raste janë në gjendje kritike me frymëmarrje të asistuar me respiratorë

Mbrëmë në Klinikën Infektive ka ndërruar jetë pacienti J.N. 1963 nga komuna e Prizrenit si dhe sot në orët e hershme të mëngjesit ka ndërruar jetë pacienti R. B. 1942 nga komuna e Prizrenit, të cilët përveç infeksionit me Covid -19 kishin edhe sëmundje shoqëruese.

Sot, në orën 08:15, ka vdekur pacienti me inicialet D.N, viti i lindjes 1949 nga Suhareka, i cili ishte pranuar në Njesinë Intensive në objektin e Mjekesisë me datën 23.06.2020, si transfer nga Klinika Infektive, i konfirmuar me strisho pozitive për COVID-19.

Komento: