Rëndohet situata me koronavirus në Shqipëri, shkon 1050 numri i të infektuarve

11:03 | 27 Maj 2020

Shkon në 1050 numri i të prekurve në vend, sot 21 raste të reja.

Vazhdon rritet numri i te prekurve me koronavirus në vendin tone, duke shkuar në 1050 persona, me 21 raste te reja ne 24 orët e fundit, ndërkohë qe Tirana mbetet vatra e nxehte e koronavirusit.

Ne infektiv kemi 25 raste te shtruar dhe 3 ne terapi intensive.

Rastet e reja, sipas Ministrisë së Shëndetësisë kanë dalë pas testimit të kryer në personat e dyshuar gjatë 24 orëve të fundit.

Komento: