Rëndohet situate me koronavirus në Shqipëri

16:43 | 27 Shtator 2020

Sot 137 të shëruar dhe 106 raste të reja! 2 viktima në 24 orët e fundit në Shqipëri.

2 pacientë me Covid kanë ndërruar jetë në 24 orët e fundit. Lajmin e përcjell Ministria e Shëndetësisë, teksa këtë të dielë pas shumë javësh, numri i të shëruarve ka kaluar atë të personave të infektuar me sars covid2. Ministria njoftoi se janë shëruar 137 persona, ndërsa të infektuarit në këto 24 orë janë 106.

Janë kryer brenda 24 orëve 832 testime dhe kanë rezultuar të prekur 106 persona.

Ndërkohë në të dyja spitalet Covid në Tiranë janë të shtruar aktualisht 182 persona, prej të cilëve 18 në terapi intensive dhe 5 në gjendje të rëndë.

“Ju informojme mbi situatën epidemiologjike në 24 orët e fundit, e nisim me një lajm të mirë ku 137 qytetarë rezultojnë të shëruar, duke e çuar në 7534 numrin e personave që e kanë mundur COVID-19 që nga fillimi i epidemisë.

Vijojnë testimet dhe gjurmimi i rasteve të dyshuara në të gjithë vendin. Në 24 orët e fundit janë kryer 832 testime dhe janë konfirmuar 106 të prekur me virusin SARSCOV2 në këto zona:

31 të prekur në Tiranë, 12 në Durrës, 10 në Shkodër, 6 raste në Korçë, Kukës, Lushnje, 5 raste në Dibër, 4 raste në Fier, Kavajë, 3 raste në Kurbin, Elbasan, 2 raste në Devoll, Lezhë, Vlorë, 1 rast në Krujë, Rrogozhinë, Mat, Gjirokastër, Përmet, Divjakë, Malësi e Madhe, Bulqizë, Klos, Patos.

Aktualisht në spitalin Infektiv dhe “Shefqet Ndroqi” po trajtohen 182 pacientë, 18 në terapi intensive nga të cilët vetëm 5 pacientë janë të intubuar.
Në 24 orët e fundit, me gjithë përpjekjet e mjekëve, fatkeqësisht e kanë humbur betejën me COVID19, 2 qytetarë nga Tirana, një 66 vjeçar dhe 73 vjeçar me sëmundje bashkëshoqëruese. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i shpreh ngushëllimet familjarëve.

Ju lutemi mos neglizhoni shenjat e COVID-19, në çdo rast kur keni shenja të sëmundjes telefononi në numrin unik të Urgjencës Kombëtare 127. Ndërsa nëpërmjet linjës së gjelbër 0800 40 40 mund të lidheni me mjekun tuaj të familjes, të merrni këshillim psikologjik si dhe informoheni saktë mbi COVID-19“, njoftoi Ministria e Shëndetësisë.

Komento: