Revolucioni Rangnick fillon me pesë përforcime

21:56 | 02 Qershor 2020

Mësohen emrat e pesë përforcimeve që do t’i transferojë Milani në verë.

Ralf Rangnick ia ka dorëzuar listën Ivan Gazidisit me emrat e pesë futbollistëve që duhet ti transferojë Milani këtë verë.

SportMediaset, raporton se Rangnick dëshiron pesë përforcime në skuadër.

Emri i parë në listë është Nikola Milenkovic. Fiorentina kërkon 30 milionë euro për lirimin e tij, ndërsa nuk përjashtohet mundësia e shkëmbimit me Paquetan.

Futbollisti i dytë në listë është Luka Jovic, i cili është i gatshëm të transferohet në San Siro dhe tani mbetet të arrihet marrëveshja mes dy klubeve.

Futbollisti i tretë është Dominik Szoboszlai, pas të cilit Rangnick është i apasionuar. Gjermani e transferoi atë te Red Bull Salzburg dhe tani e dëshiron atë me vete në Milano.

Dy futbollistët e fundit në listë janë Florentino Luis dhe Denzel Dumfries. Milan është në bisedime me Befikën për transferimin e Luis, ndërsa sa i përket Dumfries, agjenti Raiola po punon që ta ul çmimin e tij në mënyrë që tia lehtësojë Rosonerëve arritjen e marrëveshjes.

Komento: