Rexhep Selimi në intervistën dhënë Speciales tregon se kush i shkruante komunikatat e UÇK-së

11:56 | 03 Prill 2023

Prokuroria e Specializuar e Hagës ka publikuar një pjesë të intervistës së Selimit në ZPS.

Aty, Selimi ka treguar se me komunikatat e UÇK-së është marrë Sokol Bashota.

Tutje, ai rrëfen se komunikatat janë hartuar nga “Zëri i Kosovës”.

“Me komunikatat është marrë Sokol Bashota. Komunikatat janë hartuar nga Zëri i Kosovës. Në prill të 1998 kemi emëruar zyrtarisht Jakup Krasniqin. Ai është ndihmuar edhe nga Hashim Thaçi”, tha ai.

Komento: