
Është rritur numri i shqiptarëve të Barcelona.
Rei Manaj do të luajë te Barcelona B, ndërsa pavarësisht se nuk ka ardhur ende zyrtarizimi, është mbyllur marrëveshja me drejtuesit e katalanasve.
Atje sulmuesi shqiptar do të gjejë edhe një tjetër futbollist bashkëkombas, Labinot Kabashin.
Futbollisti 19-vjeçar është një prodhim i akademisë së Barcelonës dhe prej kohësh cilësohet si një prej talenteve më premtues. Megjithatë dëmtimet e shumta e kanë pënguar karrierën e tij, por mbetet ende në kohë për të bërë shpërthimin e madh.
Ndërkohë mbërritja e Manajt te Barcelona B nuk do të jetë shumë e vështirë për sulmuesin sa i përket ambientimit, pasi do të ketë edhe Kabashin që do e ndihmojë në këtë drejtim.
Së fundmi ka postuar një foto në rrjetet sociale duke bërë shqiponjën për t’i uruar mirëseardhjen.
