Rezultatet e dobëta, gjiganti nga Bundesliga shkarkon trajerin – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet

Rezultatet e dobëta, gjiganti nga Bundesliga shkarkon trajerin

11:49 | 27 Shtator 2020

Schalke 04 ka shkarkuar David Wagner si trajner kryesor me efekt të menjëhershëm.

David Wagner është liruar nga detyrat e tij si trajner i Schalke 04, ka njoftuar klubi i Bundesligës.

Nën Wagner, Schalke ka fituar vetëm një ndeshje në Bundesliga në vitin 2020 dhe ka humbur dy ndeshjet e para të sezonit të ri nga Bayern München (8-0) dhe Werder Bremen (1-3), dhe kjo ka qenë arsyeja kryesore se pse ai u shkarkua nga detyra e trajenrit.

“Ne të gjithë shpresonim se mund të arrinim një kthesë së bashku me David Wagner, por fatkeqësisht, dy ditët e para të ndeshjes së sezonit të ri nuk prodhuan shfaqjet dhe rezultatet e nevojshme,” tha drejtori i sportiv i Schalke 04, Jochen Schneider.

Komento: