Rezultoi pozitiv në testim për koronavirus, kjo është gjendja e yllit të Interit

23:31 | 19 Tetor 2020

Lojtari i skuadrës së Interit rezultoi pozitiv në testin për koronavirus.

Alessandro Bastoni është kthyer në stërvitjet e Inter.

Mbrojtësi italian, Alessandro Bastoni është kthyer sot në stërvitjet e Inter, pasi është rikuperuar nga Covid-19.

Mbrojtësi do të jetë i gatshëm për lojë ndaj Borussia Monchengladbach këtë mesjavë, nëse Antonio Conte i beson atij minutat.

Bastoni ka testuar pozitiv sa ishte i grumbulluar me Italinë U21, më herët gjatë këtij muaji.

Duke parë problemet në mbrojtjen e Inter, të cilat Contes i kushtuan edhe në ndeshjen kundër Milan, atëherë Bastoni mund të kthehet menjëherë në pozitën e titullarit.

Në anën tjetër, tek Inter mbesin edhe disa lojtarë të infektuar, siç janë Roberto Gagliardini, Ionut Radu dhe Ashley Young.

Komento: