Richard Grenell përshëndet takimin e parë konsultativ Kosovë-Izrael

09:34 | 23 Tetor 2020

Grenell përshëndet takimin e parë konsultativ Kosovë-Izrael.

Richard Grenell emisari i presidentit amerikan për dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë ka komentuar takimin e parë konsultativ në mes të Ministrisë së Punëve të Jashtme të Kosovës dhe asaj të Izraelit që u mbajt të enjten, njofton Klan Kosova.

Ai e përshëndeti këtë hap të të dyja vendeve drejt vendosjes së marrëdhënieve diplomatike me ç`rast shkroi në llogarinë e tij në Twitter se kjo ishte e shkëlqyeshme.

Grenell e shpërndau në rrjetet sociale edhe lajmin për këtë takim.

Me arritjen e marrëveshjes së 4 shtatorit në mes të Prishtinës dhe Beogradit në Washington u paralajmërua edhe njohja e ndërsjellë midis Kosovës dhe Izraelit.

Komento: