Manchester United ka shënuar fitore të madhe në Ligën e Kampionëve.
‘Djajtë e Kuq’ kanë mposhtur Atalantën me rezultat 3-2 në ndeshjen e xhiros së tretë të fazës së grupeve.
Skuadra e Solskjaer ishte në disavantazh prej 0-2 në pjesën e parë dhe arriti të rikthej rezultatin.
Golat për Atalantën i shënuan Pasalic në minutën e 15-të dhe Demiral në minutën e 29-të.
Në pjesën e dytë Manchesteri u rikthye duke shënuar tre gola.
Rashford në minutën e 53-të, Maguire në minutën e 75-të dhe Ronaldo në minutën e 81-të ishin realizatorët.
Manchesteri merr kreun e tabelës me 6 oikë, Atalanta dhe Villareal kanë nga 4 pikë derisa Young Boys ka 3 pikë.