Rikthimi i Wenger në Arsenal, Arteta jep lajmin e papritur

12:44 | 25 Nëntor 2021

Arteta zbulon se ka folur me Wenger për rikthimin e tij te Arsenali!

Mikel Arteta ka njoftuar se ka patur një bashkëbisedim me Arsene Wenger për rikthimin e tij të mundshëm te Arsenali. Trajneri spanjoll ka thënë se është takuar me ëenger në një shfaqje të filmit të ri për jetën e francezit në fillim të këtij muaji.

“Shpresoj se mund ta afrojmë Wengerin në Arsenal. Ai do të kalonte kohë të mirë vetëm duke parë mjedisin ku gëzon respekt, admirim e dashuri të madhe. Ai përfaqëson gjithçka në këtë klub” ka thënë Arteta.

I pyetur se në çfarë pozicioni mund të kthehet Wenger te Arsenali, Arteta nuk ka dhënë më shumë informacione.

“Nuk mund t’ju them tani, por ajo që mund të them është se do të doja që ai të ishte shumë më afër meje personalisht sepse mendoj se ai do të jetë një ndihmë e madhe. Ajo që mund të them është se nga ana ime dhe mendoj në emër të të gjithëve, do të ishim të kënaqur ta kishim që ta kemi afër neve” ka thënë Arteta.

Komento: