Rikthimi të Milan, Reina befason me përgjigjën e tij

09:03 | 20 Mars 2020

Portieri i Milanit, Pepe Reina ende nuk e ka të qartë se cila do të jetë e ardhmja e tij sezonin e ardhshëm.

Veterani spanjoll u largua nga Milan duke u bashkuar me Aston Villa në një marrëveshje kredie deri në qershor, megjithëse ka pasur raporte nga media të ndryshme që e ardhmja e tij me Milanin është praktikisht e përfunduar pasi drejtori Ivan Gazidis kërkon të ulë buxhetin e pagave, përcjell ORAinfo.

Ai iu përgjigj disa pyetjeve në historinë e tij në Instagram rreth të ardhmes së tij.

“Kredia skadon më 30 qershor, atëherë unë do të kem edhe një vit kontratë me Milanin. Por në futboll nuk e dini kurrë”, ka thënë Reian.

Mbetet të shihet se cili do të jetë veprimi i Milanit në muajt e ardhshëm për të ardhmen e portierit spanjoll. /ORAinfo/

Komento: