Rilind Gërvalla zgjidhet drejtor i RTK-së

15:16 | 31 Janar 2023

Bordi i Radio Televizionit të Kosovës (RTK) ka zgjedhur të martën Rilind Gërvallën drejtor të RTK-së për kanalin shqip (1,3 dhe 4).

Bordi ka bërë të ditur se ai është zgjedhur në këtë pozitë me tetë vota për dhe asnjë kundër.

“Bordi i RTK-së me tetë vota për dhe asnjë kundër, ka miratuar rekomandimin e drejtorit të përgjithshëm të RTK-së, për emërimin e z. Rilind Gërvalla në pozitën e drejtorit të kanalit shqip të RTK-së (RTK1, 3, 4). Në mbledhjen e sotme u diskutua edhe për zhvillime të tjera në RTK”, thuhet në njoftim.

Komento: