Rinovimet me Mbappe dhe Neymar, flet Leonardo

19:30 | 24 Prill 2021

Leonardo flet për rinovimet me Mbappen dhe Neymarin

Drejtori sportiv i PSG-së, braziliani Leonardo ka folur për rinovimin e dyshes, Neymar dhe Mbappe.

Rinovimi i kontratës nga Neymar dhe Mbappe është bërë si një serial televiziv tashmë, shkruan lajmi.net.

Mbappe që lidhet me një kalim tek Real Madridi, ndërsa Neymar spekulohet për një rikthim të mundshëm tek Barcelona.

Por, sot duke folur për “Canal Plus”, Drejtori sportiv i PSG-së, Leonardo ka folur për situatën e rinovimit me yjet e Parisit.

“Kontrata e Mbappe? Në përgjithësi jemi optimistë, ai ende ka një vit në kontratën e tij dhe vendimi i tij do të vijë me kohë”, tha Leonardo.

“Kontrata e Neymar? Të gjithë i dinë qëllimet tona. Nuk jemi me nxitim, marrëdhënia me të është e shkëlqyeshme, ne duam që kjo të ndodhë”, përfundoi Leonardo

Komento: