Kapitulli i rinovimit ka qene pak i komplikuar për Milanin vitet e fundit. Gianluigi Donnarumma dhe Hakan Calhanoglu u larguan me një transferim falas, tani ekziston rreziku që Franck Kessie të bëjë të njëjtën gjë, ashtu si edhe kapiteni Alessio Romagnoli.
Klubi kuqezi ka vështirësi me kontratat e dikurshme, por në të njëjtën kohë po shkon edhe drejt rinovimeve të tjera.
Kohët e fundit ishte ai i Alexis Saelemaekers, i cili nënshkroi deri në qershor 2026. Dhe më shumë duhet të arrijnë në javët e ardhshme. Njëra në veçanti pritet shumë.
Një nga rinovimet më të pritura te Milani është padyshim ai i Theo Hernandez. Mbrojtësi francez ka nje kontrate qe skadon në qershor 2024, por është e nevojshme të lëvizet paraprakisht për ta blinduar atë dhe për të shmangur sulmet e skuadrave të huaja.
Natyrisht që do të duhet te jepet një rritje të konsiderueshme të pagës. Sot ai merr 1.5 milion euro neto në sezon, kjo shumë do të dyfishohet të paktën nëse nuk trefishohet.
Siç është raportuar nga Alessandro Jacobone, bashkëthemelues i Radio Rossonera dhe komentues i Sportitalia, ka hapa përpara në negociatat për rinovimin e kontratës së Theo Hernandez deri në qershor 2026. Rinovimi tjetër “surprizë” mund të jetë i Theos pas kësaj të Saelemaekers.
Tani Theo po lufton me shërimin nga Covid-19 dhe shpreson të kthehet sa më shpejt të jetë e mundur për të ndihmuar ekipin dhe ndoshta edhe të nënshkruajë marrëveshjen e re me Milanin. Marrëdhënia e tij me Paolo Maldinin është fantastike dhe kjo duhet të ndihmojë negociatat e suksesshme!