Rita një vajzë për shtëpi, gatuan pite për merak

20:42 | 24 Prill 2022

Ajo është njëra nga këngëtaret më të dashura për publikun.

Ndonëse është një ndër këngëtaret më të suksesshme me famë botërore, Rita Ora e tregon shpesh se është krenare që është shqiptare.

Që në fillimet e karrierës, ka folur me krenari për vendlindjen e saj. Ajo ka treguar gjithmonë se adhuron gatimet tradicionale.

Së fundmi, këngëtarja ka ndarë me 16 milionë ndjekësit e saj se ka përgatitur pite.

Në videot që ka publikuar, Rita thotë se pas pites ka bërë dhe tarator. Për të gjithë ata që janë kurioz se çfarë është taratori, ajo ka treguar dhe procesin e realizimit me një video.

Komento: