Rivalizohet Serie A, Ibrahimoviç ‘selam’ Ronaldos

13:28 | 03 Janar 2020

Ibrahimovic: Ronaldo? Do të shohim çfarë do të ndodhë

Në Milano ishte dita e prezantimit të madh të Milanit.

Zlatan Ibrahimovic i rikthyer te kuqezinjtë u prezantua përpara për herë të dytë si lojtar i Milanit në moshën 38-vjeçare.

Entuziast dhe i gëzuar për këtë rikthim pas 7 vitesh e gjysmë, Zlatan foli me superlativa për kuqezinjtë edhe pse Milani ndodhet në një pozicion të vështirë në kampionat.

Ylli suedez preku shumë tema në fjalën e tij, teksa u premtoi tifozëve të Milanit se do të bëjë maksimumin për të nderuar këto ngjyra.

Ai foli edhe për prezencën e Cristiano Ronaldos në Serie A.

“Ronaldo? Është bukur që është në Itali, të shohim çfarë do ndodhë”, deklaroi Ibra.

“Derbi? Do jetë një ndeshje e bukur, janë gjithnjë të bukur derbit. Kam fituar këtu por edhe me Interin. Derbit janë specialë, por ky i Milanos është më i miri”, u shpreh Ibrahimovic.

Komento: