Robert Bosch: Pse të ketë Gjykatë vetëm për 100 raste të luftës, kur janë vrarë mbi 13 mijë njerëz?

23:53 | 04 Prill 2023

Bosch: Pse të ketë Gjykatë vetëm për 100 raste të luftës, kur janë vrarë mbi 13 mijë njerëz?

Ish-ambasadori i Holandës në Kosovë, Robert Bosch në një intervistë të dhënë për Kanal10 ka folur lidhur me krijimin e Gjykatës Speciale, shkruan Gazeta10.

Bosch thotë se Prokuroria Speciale po pohon se nuk po gjykon UCK-në por po gjykon individ, ndërkohë që në aktakuzë thonë se krerët gjykohen se udhëhiqen këtë organizatë.

“Kryesorja është se Prokuroria pohoi se UÇK-ja ishte organizatë kriminel dhe se ata po gjykohen si kryesues të një organizate kriminale, port ani po thonë se janë kundër individëve dhe jo kundër UÇK-së, Po nëse e lexoni aktakuzën e shihni se thuhet se janë akuzuar se ishin liderë të UÇK-së, pra mbahen përgjegjës jo pse UÇK-ja është organizatë kriminale, por mbajnë përgjegjësi për atë se çka kanë bërë njerëzit në emër të tyre.”, ka thënë Bosch në “Politiko”.

Tutje, Bosch ka kritikuar edhe krijimin e Gjykatës Speciale duke thënë se përse duhet të ketë një Gjykatë të tillë për vetëm 100 raste, kur në këtë luftë janë vrare deri 16 mijë njerëz.

“Reagimi i Thaçit është logjik, thotë se është I pafajshëm për krimet e mundshme të kryera nga pjesëtarët e UÇK-së. Sepse kishte struktura dhe jo aq të rreptë e saktë, sepse nëse dikush ka vrarë dikë në terën për hakmarrje, s’ka pas urdhër nga Thaçi e Veseli. Sepse atëherë komunikimi s’ishte i lehtë, jo të gjithë kishin komunikim, pra s’mendoj se ka pasur kësi lidhje komunikimi. Tjetër është se Prokuroria thotë se i kanë 100 raste ku kanë dëshmi për vrasje të paligjshme, por në anën tjetër janë vrarë 12 mijë deri 16 mijë njerëz në këtë luftë, pse të kemi gjykatë speciale për 100 raste kur kemi pothuajse 16 mijë njerëz të vrarë, pse të përqendrohemi vetëm në 100?”, ka thënë ish-ambasadori i Holandës.

Komento: