Robin Krasniqi tregon a u nda nga Heidi Lushtaku

19:32 | 06 Dhjetor 2020

Robin Krasniqi jep detaje nga marrëdhënia me Heidi Lushtaku.

Ditë më parë në faqet rozë kanë qarkulluar lajme për ribashkimin e çiftit më të komentuar.

Janë ata boksieri Robin Krasniqi dhe modelja Heidi Lushtaku, për të cilët kohëve të fundit po flitet mjaft shumë.

Dyshja kishin qenë të fejuar për shumë vite, por që në lidhjen e tyre pësoi një ndarje në muajt e parë të këtij viti.

Sidoqoftë kësaj, Robin në një paraqitje të tij në Shiko Kush Luan, është pyetur për planet që ka me Lushtakun.

“Unë si çdo njeri që ka pasur problem në lidhje edhe ne kemi pasur, sidomos kohëve të fundit, por nuk ka përfunduar gjithçka”, është shprehur ai.

Ndërkohë, vlen të përmendet se kësaj radhe ata janë duke e mbajtur lidhjen larg syve të mediave.

Komento: