Rodriguez me debutim historik në Premierligë

22:18 | 13 Shtator 2020

James Rodriguez ka debutuar në skuadrën e Evertonit.

Ai startoi në fitoren 1-0 kundër Tottenham dhe ishte lojtari më i mirë në fushë.

Kolumbiani, që u ble nga Real Madridi për 25 milionë euro, krijoi pesë raste shënimi për 90 minuta në fushë.

Sipas faqes për histori dhe statistika, ‘OptaJoe’, ai është vetëm lojtari i dytë që në debutim krijon pesë raste, këtë e kishte bërë i pari Alexis Sanchez për Arsenalin në gusht të vitit 2014.

Komento: