Rodriguez shet shtëpinë në Milano, ja ku po transferohet – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet

Rodriguez shet shtëpinë në Milano, ja ku po transferohet

14:27 | 24 Dhjetor 2019

Ka pasur bisedime të hënën midis Napolit dhe agjentit të mbrojtësit të Milanit, Ricardo Rodriguez për një transferim të mundshëm.

Eksperti për mercato Vito Angele zbulon se Rodriguez tashmë ka arritur një marrëveshje me Napolin , përcjell ORAinfo.

Baza e kësaj marrëveshje është që klubi do ta lejojë atë të lëvizë në mënyrë që të mos rrezikojë të humbasë vendin e tij në Kombëtaren e Zvicrës për Kampionatin e ardhshëm Evropian vitin e ardhshëm.

27-vjeçari madje tashmë ka shitur apartamentin e tij në Milano përpara largimit të tij, por kuqezinjtë po kërkojnë një marrëveshje të përhershme me një çmim fillestar prej 15 milion €.

Sipas MilanNews , pati bisedime të reja midis Napolit dhe agjentit të Ricardo Rodriguez-it./ORAinfo/

Komento: