Ambasadori i Gjermanisë ka disa pyetje dhe një thirrje për kosovarët.
Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Joern Rohde, i është bashkuar fushatës së Ministrisë së Shëndetësisë për vaksinim kundër COVID-19.
Kjo është bërë e ditur përmes një video të publikuar nga Ministria e Shëndetësisë, në faqen zyrtare në Facebook.
Në këtë video, ambasadori gjerman u drejtohet kosovarëve me disa pyetje dhe një thirrje.
“Mirëmëngjes të gjithë qytetarëve të Kosovës. Më lejoni t’iu bëj disa pyetje: A doni të shkoni sërish në një stadium të mbushur dhe të vizitoni qendrat tregtare? A ndoni të shijoni koncertet në ambiente të mbyllura në dimër? Të takoni të afërm të ndjeshëm pa rrezik të shpërndarjes së infektimit me COVID?”, ka thënë Rohde.
Tutje, ai u ka bërë thirrje kosovarëve që të vaksinohen që të mbrojnë veten dhe të tjerët nga një valë e re e pandemisë dhe mbyllja e mundshme gjatë dimrit.
“Atëherë vaksinohuni. Përvishni mëngët këtë verë për një mbrojtje të plotë kundër shpërndarjes së Covid-it. Le t’i kthehemi të gjithë normalitetit sa më shpejtë të jetë e mundur dhe të mbrojme veten dhe të tjerët nga një valë tjetër dhe një mbyllje e mundshme dimrin që po vjen”, ka thënë Rohde.