Rohde reagon pas votimit të marrëveshjeve ndërkombëtare, thotë se përfiton gjithë vendi

14:42 | 23 Nëntor 2023
rohde-reagon-pas-votimit-te-marreveshjeve-nderkombetare,-thote-se-perfiton-gjithe-vendi

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde, ka reaguar pasi Kuvendi i Kosovës ka votuar sot disa prej marrëveshjeve ndërkombëtare.

Rohde ka thënë se ky është lajm i mirë për Kosovën dhe se nga votimi i këtyre marrëveshjeve përfitojnë njerëzit dhe mbarë vendi.

“Lajm i mirë për Kosovën 🇽🇰! Më në fund drita jeshile     për marrëveshje të rëndësishme ndërkombëtare, të arritura përmes konsensusit ndërpartiak sot në parlament. 🙌 Nga këto do të përfitojnë njerëzit dhe mbarë vendi”, ka shkruar Rohde në Tëitter.

Komento: