Rohde: S’po e kritikojmë Rregulloren e BQK-së por mënyrën e implementimit

18:48 | 06 Shkurt 2024

Rregullorja e re e Bankës Qendrore të Kosovës e cila ka të bëjë me ndalimin e dinarit, nuk është kritikuar nga vendet e QUINT-it, por mënyra se si është implementuar, thotë ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde.

Rregullorja e re e Bankës Qendrore të Kosovës e cila ka të bëjë me ndalimin e dinarit, nuk është kritikuar nga vendet e QUINT-it, por mënyra se si është implementuar.

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde, në një intervistë në RTV Dukagjini ka thënë se nuk duhej të bëhej në atë mënyrë se si është bërë.

Sipas tij, nevojiten bisedime dhe kërkesa shtesë.

Ai thekson se nuk duhet të ketë eskalim të situatës ngase sipas tij nuk është mënyra e cila duhet përcjellur.

“Kjo është bërë në një mënyrë që nuk do të duhej të bëhej. Njerëzit duhet të jenë të informuar para së gjithash dhe nuk e kritikojmë rregulloren por ne shtetet e QUINT-it por me mënyrën se si është implementuar dhe njerëzit nuk janë informuar dhe janë frikësuar sidomos në një ambient të ndjeshëm të cilin e kemi. Kemi dialogun, kemi bisedimet andaj nuk nevojiten kërkesa shtesë dhe nuk duhet të eskalojnë tensione shtesë dhe nuk është mënyra të cilën duhet ta përcjellim”, tha ai.

Për Rohden, një nga mënyrat e zgjidhjes së kësaj çështjeje është diskutimi midis dy bankave qendrore.

“Ne gjithmonë flasim për standardet evropiane dhe qeverisja e mirë është një standard evropian dhe kjo do të thotë që t’i marrim njerëzit afër dhe ka qenë dinari çështje problem që një kohë dhe Serbia gjithashtu duhet të angazhohet në çështjet e Kosovës dhe transferet e euros dhe duhet të bëhet një mënyrë që kjo të zgjidhet, ndoshta dy bankat qendrore duhet të flasim mes vete dhe në kornizë të dialogut dhe kjo është platforma, ju gjithmonë keni mënyrat bilaterale për të zgjedhur problemet siç kemi zgjidhur tabelat e veturave, çështjen e rrymës e të tjera”, shtoi ambasadori Rohde.

Komento: