Roma dështoi ta transferonte yllin e madh

19:37 | 18 Janar 2020

Ylli i Ajaxit, Hakim Ziyech thotë se ai ishte afër bashkimit me Romën në të kaluarën, por humbi kontaktin me drejtorin sportiv Monchi.

26-vjeçari gjithashtu zbuloi se ai mund të ishte transferuar në Sevilla vitin e kaluar, përcjell ORAinfo.

“Sevilla ishte një mundësi konkrete verën e kaluar,” i tha Ziyech AD.

“Padyshim një klub i bukur, por ishte një drejtor teknik [Monchi], i cili dëshironte të më çonte në Romë një vit më parë. Gjithçka ishte aq e mirë sa bëhej, por atëherë nuk dëgjova asgjë prej tij”, tha ylli i Ajaxit./ORAinfo/

Komento: