Roma ia jep lajmin e madh Milanit – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet

Roma ia jep lajmin e madh Milanit

08:59 | 13 Shkurt 2019

Klubi italian, Roma kanë mohuar ndonjë interes në mesfushorin e Portos, Hector Herrera.

Mesfushori i Meksikës ka qenë i lidhur me një lëvizje në Serie A, por drejtori sportiv i klubit Monchi e bëri të qartë se ai nuk është në radarin e Romës përcjell ORAinfo.

“Kam lexuar kaq shumë herë që një ekip italian do të marrë Hector Herrera,” i tha ai Sky). “Ai është një lojtar i fortë si shumë lojtarë të tjerë në Porto. Të gjithë flasin për Romën, por unë po ju them se nuk ka asgjë”, ka thënë Monchi.

Kujtojmë se Milani i është vënë pas yllit të Meksikës dhe kërkon ta transferojë në verë./ORAinfo/

Komento: