Roma ia zgjat kontratën yllit të skuadrës

00:00 | 09 Janar 2021

Mkhitaryan zgjat kontratën me Romën.

Henrikh Mkhitaryan e ka vulosur të ardhmen e tij. Futbollisti armen ka zgjatur kontratën me ekipin e Romës.

Ai ka hedhur firmën me ekipin nga kryeqyteti italian në kontratë, e cila e mban atë te Roma deri në vitin 2022, transmeton Express.

Lajmin e ka bërë të ditur gazetari i njohur italian, Fabrizio Romano, i cili ka bërë të ditur se Mkhitaryan nuk do të jetë lojtar i lirë.

Komento: