Roma me fitore bindëse ndaj Beneventos – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet

Roma me fitore bindëse ndaj Beneventos

23:23 | 18 Tetor 2020

Roma nuk lejon befasi, mposht Beneventon.

Roma nuk ka lejuar befasi në stadiumin ‘Olimpico’.

‘Romakët’ mposhtën me rezultat 5:2 Beneventon, në takimin që solli gjashtë gola.

Në fakt, ishin mysafirët që kaluan të parët në epërsi me anë të Gianluca Caprari (5’).

Por në vijim, vendasit u kundërpërgjigjen furishëm me dy gola. Pedro (31’) dhe Edin Dzeko (35’) përmbysën rezultatin.

Në 45 minutëshin e dytë, Gianluca Lapadula (55’) barazoi rezultatin. Mirëpo, kësaj radhe skuadra e Fonseca u përgjigj me tre gola. Së pari Veretout (67’) nga penalltia, Dzeko (78’) me golin e dytë personal dhe Carles Perez (90′) vulosën rezultatin përfundimtar.

Roma pas katër ndeshjeve tubon shtatë pikë në vendin e shtatë, kurse Benevento ka gjashtë pikë në pozitën e 10-të.

Komento: