Fitoren e romakëve e vendosi mbrojtësi Federico Fazio.
Roma ka shënuar një fitore shumë të rëndësishme në kuadër të xhiros së 24-të në Serie A.
Skuadra nga kryeqyteti i Italisë ka shënuar fitore me rezultatin 2:0 kundër Bologna, shkruan lajmi.net.
Mysafirët ia dolën që të mbahen mirë në pjesën e parë, duke e mbyllur 45 minutëshin me rezultatin 0:0, por pjesa e dytë ishte fatale për ta.
Ishte fillimisht serbi Aleksandar Kolarov, i cili i dha epërsinë Romës me një goditje të saktë nga pika e bardhë, kur po luhej minuta e 55’.
Fitoren e romakëve e vendosi mbrojtësi Federico Fazio, me golin e realizuar në minutën e 73’ të takimit.
Një reagim erdhi nga mysafirët me anë të Nicola Sansone, i cili realizoi në minutën e 84′, mirëpo kjo nuk mjaftoi pasi vendasit ia dolën ta ruajnë epërsinë deri në fundin e takimit.
Me këtë fitore Roma mban në vetëm një pikë diferencën e pikëve me skuadrën e Milan, dhe lë të hapur garën për një vend në Ligën e Kampionëve.